Stolisja e Shkupit për Vitin e Ri, ankesa për pjesën shqiptare (Video)

Zbukurimi i sheshit të Shkupit në prag të festave të fundvitit ka bërë që kjo pjesë e kryeqytetit të frekuentohet me shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Pema e stolisur e Vitit të Ri, dritat e shumta dhe atraksionet tjera kanë ndezur atmosferën. Prej ditësh sheshi është i mbushur me qytetarë dhe fëmijë që dalin për të shijuar atmosferën.

Stolisja e Shkupit për Vitin e Ri, ankesa për pjesën shqiptare (Video)

Stolisja e Shkupit për Vitin e Ri, ankesa për pjesën shqiptare (Video)

Posted by Lajm TV on Monday, December 23, 2019

“Çdo zburim është dicka është e rë, por për shijet nuk ia vlen të flitet. Ka atmosferë për Vitin e Ri, ka disponim dhe kjo mjafton. Këtu shetisim bashkë me familjen. Tani është momenti, le të festojmë”, tha një i anketuar.

Atmosferën e shijojnë edhe të moshuarit . Por, sipas tyre, më mirë do të ishte që një pjesë e shpenzimeve për zbukurimin e sheshit të ishin destinuar në luftën kundër ndotjes së ajrit.

“Më duket se ka një ndryshim të vogël për qytetin, por në vend të zbukurimeve duhej të ishte bërë ndonjë gjë tjetër, psh. të na e pastrojnë ajrin”, u shpreh një qytetar.

E, ky qytetar ankohet se pjesa shqiptare e kryeqytetit nuk është zbukuruar.

“Nuk kam dal deri tani në shesh, tani po dal me pa, por nga pjesa shqiptare s’kanë bërë shumë”, tha një qytetar.

Kostoja për atmosferën e fundvitit në Sheshin e Shkupit kap vlerën e 285 mijë eurove. Në koncertin e Vitit të Ri, qytetarët do t’i argëtojë këngëtari i njohur boshnjak, Dino Merlin, ndërsa ndërrimi i motmoteve do të shënohet me një spektakël fishekzjarresh./Gazeta LAJM
Gazetar: Senehate Nimani, operator: Amir Idrizi