Gjuha shqipe “sakatohet” në sms-mesazhin e Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka zgjedhur që të falënderojë prindërit me rastin e përfundimit të vitit shkollor, gjatë të cilit pati shumë sfida për shkak të pandemisë. Kjo është realizuar nëpërmjet mesazheve sms në gjuhën shqipe të dërguara në telefona, por qëllimi i mirë ka mbetur në hije për shkak të gabimeve skandaloze në përmbajtjen e këtyre mesazheve.

Në fakt, është shumë vështirë që të kuptohet përmbajtja e mesazhit, për shkak të gabimeve teknike por edhe mungesës së qartësisë logjike e gjuhësore. Ky mesazh ka pësuar një deformim të rëndë pasi që shkronja “ë” është shndërruar në simbolin “?”-Pikëpyetje, duke vështirësuar leximin. Problemi bëhet edhe më i rëndë për shkak të mungesës së hapësirës së duhur ndërmjet fjalëve, duke e bërë të vështirë kuptimin.

Në vazhdim do të lexojmë mesazhin e dërguar, ndërkohë që për të lehtësuar sadopak leximin dhe kuptimin e mesazhit fillimisht do të zëvendësojmë simbolin “Pikëpyetje” me shkronjën “Ë”.

“Të nderuar prindë Ju faleminderit pëmëtetjen që dhatë realizimin e suksesshë të këj viti shkollor me shumë-fida pëtëgjithë. Me respekt, MASH”

Mesazhi origjinal i MASH

“T? nderuar prind? Ju faleminderit p?m?tetjen q? dhat? realizimin e suksessh? t?j viti shkollor me shum?fida p?t?gjith?Me respekt, MASH”

Ky mesazh pasqyron edhe një tjetër rast të bastardimit të gjuhës shqipe në librat shkollor të miratuar nga Ministria e Arsimit. Gjuha shqipe bastardohet edhe në shkresat që i dërgojnë institucionet dhe nëpër tabelat edhe njoftimet e ndryshme.