Në prag të Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë të Veriut, 18 gusht, sot në orën 10 në kazermën Ilinden në Shkup, do të kryhet qitje artilerike provë me katër të shtëna të ndara prej armëve artilerike, kumtoi Shtatmadhoria e ARM-së.




Nesër, në Ditën e ARM-së gjithashtu në orën 10, do të bëhet qitje artilerike nderi me gjuajtjen e pesë predhave prej armëve artilerike të njësitit të batalionit artilerik të Armatës. /mia