Gjorgiev: Ka dokumente në të cilat vërtetohet deklarimi i Goce Dellçevit për bullgar

Profesori Dragi Gjorgiev i cili është bashkë-kryetar nga pala e Maqedonisë së Veriut në Komisionin e përbashkët me Bullgarinë, tha se puna e këtij komisioni nuk është vërtetimin i identitetit të Goce Dellçevit, por arritja e marrëveshjes në të cilën ai do të ndjehet bashkë.

Profesori pret që komisioni të fillojë me punë dhe se pritet që në fund të shtatorit të ketë takim.

“Dokumentim i arkivuar për Goce Dellçevin ka. Ka dokumente në të cilat ai është deklaruar bullgar. Por, ekzistojnë edhe dokumente në të cilat Goce Dellçev flet për maqedonasit, maqedonaset, për shtetin e Maqedonisë. Ky kontest do të zgjidhet vetëm nëse lëshohen qëndrimet e forta. Duhet ta ndjejmë bashkërisht dhe të merren parasysh dy percepcionet”, tha Gjorgiev.

Gjorgiev sqaroi se puna e komisionit u ndaluar për shkak të tensioneve që janë shfaqur pas deklaratave të miratuara nga Parlamenti bullgari, në të cilat mohohet gjuha maqedonase. Gjorgiev potencoi se çështja e gjuhës maqedonase nuk duhet të hapet dhe se kjo nuk duhet të jetë temë diskutimi në komision.