Rreth 10 mijë qytetarë në vitin 2019 kanë fituar vizë punë dhe janë larguar në Gjermani, ka deklaruar sot, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, i cili shtoi se ky numër është shqetësues duke pasur parasysh faktin se qytetarët e kanë braktisur shtetin edhe për arsye tjera.
“Është disfatë e madhe e politikave qeveritare. Dëshmi për politikat e dështimit është boshatisja e shtetit. Këto janë të dhëna që i tha zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Oto Graf. Dhe ky numër prej 10.000 është shqetësues. Zaev tha se erdhi jeta në Maqedoni, Shkup, Gostivar. Por, duket se qytetarët për tre vite erdhi jeta në Gjermani, Amerikë, Skandinavi”, tha Gjorçev.
Ai shton ka rënie të natalitetit si asnjëherë më parë duke thënë se në vitin 2016 në 9 muajt e para ka pasur 17.400 foshnja të lindura ndërsa gjatë vitit 2019 ka 14.600 që është një rënie prej 16 përqind.
Maqedoni Gjorçev: 10 mijë qytetarë vitin e kaluar janë larguar në Gjermani