ASH: Dështimi i radhës në shëndetësi me ndihmën e BDI-së

Aleanca për Shqiptarët ka theksuar sot se po vazhdon dështimi i projekteve të premtuara edhe në sferën e shëndetësisë.

Departamenti i shëndetësisë i ASH-së theksoi sot se dështoi partneriteti Privato-Publik për ndihmën e shpejt. “Edhe pse kjo, nuk paraqet ndonjë risi për këtë ministër, në krahasim nga herët tjera, se paku ministri Filipçe pranon se: …partneriteti privato-publik është një proces kompleks, në të cilin duhet të marrin pjesë shumë faktorë dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, financave, ekspert tjerë…” Gjë që nuk ndodhi kur ministri propozonte Partneritet Privato-Publik per kardiokirurgjinë e fëmijëve, laboratoritë për analizë të gjakut, sterilizimin e pajisjeve spitalore; të gjitha këto projekte për të cilat as nuk u përgatit asnjë studim fizibiliti e as nuk u kërkua mendim edhe nga ministritë tjera apo ekspertë.
Kujtojmë se, furnizimi me makina të ndihmës së shpejtë dhe përmirësimi i gjendjes aktuale në shëndetësi me investime që asnjëherë s’u bënë ishin premtim i BDI-së të cilin premtim e dhanë para popullit por asnjëherë se mbajtën. Dhe sot kur një projekt që ata kanë mbështetur dështon, ata heshtin”, thekson ASH. Kjo parti që në fillim paralajmëroi se nuk mund të realizohet asnjë projekt nga Partneriteti Privato-Publik pa u bërë një plan dhe analizë e mirëfilltë. “Na vjen mirë që edhe ministri Filipçe, tanimë edhe pse me vonesë 2 vjeçare, e ka kuptuar këtë! Por si duket ai dhe partnerët e tij qeverisës nuk e kanë kuptuar konceptin e mbajtjes se përgjegjësisë dhe llogaridhënies për dështimet.”, thuhet në komunikatën e ASH-së. (INA)