Gjobiten 146 shoferë në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 146 vozitës, prej tyre: 10 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 18 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për makina të transportit publik teknikisht të parregullta dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë.