Dorëzohet propozim për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së

Deputetët sot në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime pritet të paraqesin propozim për gjyqtarët kushtetues të ri të cilët do të plotësonin katër vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Caktimi i seancës së re vjen pasi dje deputetët e njoftuan kryetare e Komisionit, deputeten Marija Georgievska, se dëshirojnë të paraqesin propozim-emra. Propozimet e tyre do të bëhen të ditur në vetë seancën.

Seanca e këtij organi parlamentar është caktuar për paraditen e sotme, në rend dite të së cilës është përcaktimi i propozimeve.