Gjithsej 147 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 51 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa prej të cilave 51 janë për tejkalim shpejtësie, 7 për vozitje pa leje, 5 për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në raportin e SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit, 4 gjoba për errësim të xhamave dhe 47 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.