Pas një periudhe të gjatë mungese, Tuna rikthehet me një projekt të ri muzikor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna ka kohë që është shkëputur nga industria e muzikës.

Kjo gjë ka ndodhur për faktin se ajo është përkushtur më shumë për familjen e saj.

Ky ndryshim erdhi me faktin se ajo u bë nënë e dy djemve dhe kështu kohën më të madhe jua dedikoj rritjes së fëmijëve.

Por si duket tashmë ka ardhur koha që ajo të rikthehet në skenën muzikore.

Këtë paralajmërim e ka bërë vetë ajo, ku përmes një storje ka bërë të ditur se është duke punuar rreth një projekti muzikor.

“Gjejeni pak kush është kthyer”, ka shkruar Tuna.

Por, ajo ende nuk ka ndarë asnjë detaji të ri lidhur me projektin në fjalë dhe nuk dihet nëse do të jetë “solo” apo një bashkëpunim me ndonjë artist të njohur.