Traore është kthyer te Wolves

Adama Traore ka përfunduar kohën e tij te Bracelona.

Në janar të vitit 2022 Traore iu bashkua Barcës në formë huazimi nga Wolves.

Ai filloi mjaft mirë kohën e tij te blaugrana, por ashtu nuk e vazhdoi, transmeton lajmi.net.

Klubi katalanas kishte një opsion blerjeje, por vendosi të mos e ushtronte atë, kështu duke e rikthyer lojtarin te ekipi i tij.

Gjatë ditës së djeshme Wolves postoi një foto të spanjollit teksa shihet që po shkonte në objektet stërvitore të klubit për para-sezon.