Gjetën armë gjatë bastisjes, arrestohet një 51-vjeçar

Sot (27.05) zyrtarë policor nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Prilep, pasi paraprakisht kanë marrë informacione dhe urdhër gjyqësor, kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe hapësirat ndihmëse të S.T.(51) në fshatin Llazhan të Prilepit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë bastisjes janë gjetur 3 pushkë automatike, një pushkë ajrore, 90 plumba të kalibrit 7.62 x 39 dhe 25 plumba të tjerë.

“S.T. është arrestuar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, do të shqiptohet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.