Gjermania kthen 60 shtetas të Maqedonisë së Veriut

60 persona janë kthyer mbrapsht nga Gjermania me fluturim nga aerodromit Baden drejt Beogradit.

Në avionin kanë qenë 40 persona nga Serbia dhe 20 nga Maqedonia e Veriut.

Më parë, Këshilli i refugjatëve në Hamburg ka protestuar kundër depërtimit.

Të paktën katër persona janë arrestuar mbrëmë në qytetin Hanzeshtad me qëllim që të deportohen në Serbi.

Qëndrimi zyrtar i ministrisë për migrim është se do të kthehen në vendet e tyre të gjithë personat e huaj të cilët nuk i plotësojnë kushtet për marrjen e azilit.

Gjermania do të zbatojë një “bllokim të pjesshëm” në nëntor për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi kancelarja Angela Merkel.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin pas një takimi online me kryeministrat e shteteve federale, Merkel tha se kanë rënë dakord mbi masat e reja pas rritjes së numrit të rasteve.

“Duhet të veprojmë, edhe atë shpejt”, tha Merkel, duke shtuar se nëse nuk janë në gjendje të stabilizojnë infeksionet në rritje, sistemi shëndetësor i Gjermanisë do të arrijë kufirin e tij brenda disa javësh.

Kufizimet e reja në jetën publike dhe shoqërore do të hyjnë në fuqi nga 2 nëntori dhe do të zgjasin të paktën katër javë, tha ajo.

Sipas masave të reja, kafenetë dhe restorantet do të urdhërohen të mbyllen, përveç dërgesave dhe pranimeve. Hotelet nuk do të lejohen të akomodojnë turistë. Objektet kulturore dhe të aktiviteteve të lira do të mbyllen gjithashtu për të paktën katër javë.

Shkollat ​​dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura, por autoritetet lokale do të marrin masa për të siguruar respektimin e rregullave të distancës sociale dhe higjienës.

Gjermania dje raportoi 14.964 raste të reja me koronavirus, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.