“Gjeografia”, Ahmeti: Ministrat nuk janë redaktorë, fyerjet janë banale (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka quajtur fyerje banale, të pavërtetat për prejardhjen e shqiptarëve në librin me përmbajtje skandaloze “Gjeografia”, shkruan gazeta LAJM. Ahmeti, tha se nuk dëshiron t’i mbrojë zyrtarët e BDI-së që kanë drejtuar ministrinë e Arsimit, por tha se, ata nuk janë redaktorë apo lektorë të teksteve shkollore. “Nuk dua të marrë në mbrojtje ministrat por ata nuk janë redaktorë apo lektorë të librave. Ka njerëz të ngarkuar në këtë drejtim. Ato fyrje janë fyerje banale dhe nuk mund të mësohet nga ato libra. Do të thotë që duhet të rregullohet kjo çëshje”, tha Ahmeti./Gazeta LAJM