Gjendje alarmante me qentë endacak në Kërçovë, çdo ditë sulmohen nga dy-tre qytetarë

Gjendje alarmante me qentë endacakë në qytetin e Kërçovës dhe rrethina. Gati çdo ditë raportohen sulme nga qentë endacakë dhe më shumë se një rast në ditë. Zonat më të rrezikshme nga kafshimet e qeneve janë zona e qytetit dhe ajo e ish-komunës së Osllomesë. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë sulmuar të paktën tre persona, ndërsa gjatë ditës së mërkurë edhe dy qytetarë të tjerë kanë denoncuar se janë sulmuar nga qentë endacakë.

“Më 25.05.2023, G.T.(55) nga Kërçova ka raportuar në stacionin policor se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Metodia Stefanoski” në Kërçovë. Në të njëjtën ditë, D.T.(64) dhe D.T.(31), të dy nga Kërçova, kanë raportuar se janë kafshuar nga një qen endacak anës lumit të qytetit, përkatësisht në rrugën “Rudniçka”. Ndërsa më 24 maj 2023, DP (45) nga Kërçova ka raportuar në stacionin policor kompetent se është kafshuar nga një qen endacak në kalatën e qytetit. Të njëjtën ditë, U.Sh.(27) nga fshati Zajas i Kërçovës ka raportuar se në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë është kafshuar nga një qen endacak.”- thuhet në raportin e policisë së Kërçovës.