Gjendja me pandeminë, diskutohet ligji i gjendjes së jashtëzakonshme

Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski u diskutuan sfidat e gjykatësve kushtetues gjatë pandemisë dhe Ligjit të paralajmëruar për gjendje të jashtëzakonshme.

Në takimin në të cilin morën pjesë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bashkëbiseduesit shkëmbyen informata edhe rreth propozimit për të ashtuquajturën ankesë kushtetuese dhe zgjerimin e kompetencave të Kushtetueses përmes amendamenteve në Kushtetutë dhe miratimit eventual të një ligji për Gjykatën Kushtetuese.