Elmi Aziri: Edhe BDI-ja e pengon miratimin e Ligjit për Shtetësi (Video)

“Veprimi jonë për bllokimin e parlamentit nuk është shkak por është pasojë e bllokimit të këtij ligji nga ana e opozitës maqedonase dhe është pasojë e refuzimit edhe me shkrim nga ana e Qeverisë së RMV-së, pjesë përbërëse e të cilës është edhe BDI-ja”. Kështu u shpreh deputeti i koalicionit ASH-AAA Elmi Aziri duke i’u përgjigjur akuzave të zëvendës kryeministrit Artan Grubi se bllokimi i Kuvendit me amendamente është qasje destruktive e opozitës shqiptare dhe bëhet për pikë politike.

“Ne e dijmë që personi në fjalë që e apostrofuat dhe subjekti që e përfaqëson ai në vazhdimësi e kanë pasur vetëm brengën e poenave politik dhe shumë veprime që i kanë bërë, i kanë bërë për përfitimin e ndonjë vote më shumë. Ne jemi këtu për ta shtyer përpara dhe për ta realizuar programin parazgjedhor pavarësisht se jemi në opozitë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore dhe demokatike që këto çështje t’i çojmë përpara. Veprimi jonë për bllokimin e parlamentit nuk është shkak por është pasojë e bllokimit të këtij ligji nga ana e opozitës maqedonase dhe është pasojë e refuzimit edhe me shkrim nga ana e Qeverisë së RMV-së, pjesë përbërëse e të cilës është edhe BDI-ja”, tha Elmi Aziri, deputet i koalicioni opozitar ASH-AAA./Gazeta LAJM