Gjendet i vdekur një person në burgun e Idrizovës

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se dje ora 10 në burgun e Idrizovës është gjetur i vdekur personi me iniciale S.P. në moshë 72 vjeçare. ai është gjetur pa jetë në qelinë ku ka vuajtur dënimin, shkruan Gazeta Lajm.
Bëhet fjalë për të moshuar nga Shkupi, kurse në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar nëj ekip policor, kurse është njoftuar edhe Prokurori publik me urdhër të cilit trupi pa jetë është dorëzuar për obduksion.