Gjenden 86 emigrant gjatë kontrrollit të një kamioni

Dje në ora 23.30 në vendin e quajtur “Kamenot” në Bogdanci, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Dojran i vjetër” kanë privuar nga liria D.M.(44) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në një kamion “Scania” me rimorkio të cilin ai e drejtonte, u gjetën 86 emigrantë nga Pakistani, Siria dhe India, mes tyre edhe të mitur.

Mërgimtarët janë transportuar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

Shoferi është ndaluar në komisariat edhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.