Gjenden 5 tonë kokainë në Kosta Rikë, e planifikuar për shitje në Holandë

Policia e Kosta Rikës i gjeti dhe i konfiskoi më shumë se pesë tonë kokainë. Sasia e jashtëzakonshme e drogës ishte planifikuar të dërgohej në portin e Roterdamit në Holandë.

Njësia anti-drogë e gjeti sasinë e madhe të kokainës të fshehur në 202 qese të vogla dhe njoftoi se substanca narkotike ishte prodhuar në Amerikën Jugore, ndonëse nuk u përmend shteti.

Sipas vlerës së tregut, kjo sasi e drogës do të shitej me pakicë për 126 milionë euro, tha ministri i sigurisë i Kosta Rikës, Michael Soto.

“Ky është një konfiskim historik. Është një goditje për strukturat kriminale rajonale”, tha ai.

Autoritetet njoftuan se është arrestuar personi që po e transportonte drogën dhe i njëjti është duke u marrë në pyetje, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.