Giroud në dyshime për ndeshjen e parë të sezonit

Olivier Giroud është në dyshime për ndeshjen parë të sezonit për Milanin.

Sipas raportimeve të fundit në Itali, sulmuesi francez pritet të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Ai nuk pritet të jetë me Milanin ndaj Udineses për shkak të problemeve muskulore.

35-vjeçari pati rol të rëndësishëm në sezonin e fundit për skuadrën që drejtohet nga Stefano Pioli.

Milani e fitoi titullin e parë pas një dekade, ndërsa sulmuesi francez shënoi 11 gola në 29 paraqitje për “Rossonerët”.

Përveç Giroud, për Milanin në ndeshjen e parë nuk do të jetë as Sandro Tonali dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ndeshja në mes Milanit dhe Udineses zhvillohet më 13 gusht, me fillim nga ora 18:30.