Ghetto Geasy dhe Luana Vjollca pozojnë bashkë nga pushimet në Sicili

Ghetto Geasy bashkë me partneren e tij, Marinën si dhe me këngëtaren Luana Vjollca prej disa ditësh ndodhen me pushime në Sicili.

Të njëjtit po kalojnë një kohë të mrekullueshme në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjersa kanë vizituar edhe disa prej vendeve të famshme atje.

E së fundmi reperi nga Kosova ka publikuar një fotografi në rrjete sociale ku shfaqet përkrah Luanës.

 

“Kunetërit”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë ai.

Dyshja duhet theksuar se vite më parë në 2015 kanë realizuar një bashkëpunim të quajtur “Tirana Lifestyle”.

 

Ky projekt u prit tejet mirë nga publiku dhe deri më tani ka mbledhur mbi dhjetë milionë klikime.

Pas imazhit të tyre të përbashkët, fansat kanë kërkuar një tjetër duet nga Getoari e Luana.