7 viktima dhe 889 raste të reja me virus

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 12 gusht deri më 14 gusht 2022), anë kryer 2095 analiza dhe janë regjistruar 889 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (889), janë regjistruar 199 riinfeksione.

Janë regjistruar 1.228 pacientë të shëruar, ndërsa gjatë 3 ditëve të fundit (12.08 – 14.08.2022) janë raportuar 7 persona të vdekur.

Gjendja me koronavirusin në Maqedoni aktualisht paraqitet stabile dhe po punohet ma kapacitet të plotë mjekësor.

Infektologët variantin e ri të Covid-19 nuk e shohin si shumë të rrezikshëm pasi i njejti kalon me simptoma të lehta dhe brenda disa ditëve.