Gëzim Ostreni: Ali Ahmeti pranoi që gjuha shqipe mos të figurojë në Kushtetutë, por të zëvendësohet me termin 20%

Një deklaratë për emisionin Rishtazi, që emitohet në gazetën Koha, përfaqësuesi ushtarak i UÇK-së në Maqedoni, Gëzim Ostreni, rikthen në vëmendje një prej çështjeve më të debatueshme që lidhen me negociatat politike pas konfliktit të vitit 2001.

Ostreni pretendon se Ali Ahmeti, i cili në atë kohë ishte përfaqësues politik i UÇK-së, kishte bërë kompromis pa e njoftuar atë dhe kishte pranuar që në Kushtetutën e Maqedonisë të mos përdorej përcaktimi i drejtpërdrejtë për gjuhën shqipe, por formulimi që lidhej me pragun prej 20 për qind.

“Neve gjatë UÇK-së kemi qenë të ndarë në detyra, pjesën politike Ali Ahmeti dhe pjesën e luftës Gëzimi. Unë shumë vonë e kam parë, unë mendoja se është gjuha shqipe. Në komunikatën numër gjashtë kërkohet që Maqedonia të jetë shtet shqiptaro-maqedon. Aty nuk ishte gjuha shqipe e shqiptarëve, por gjuha e një populli që ka mbi 20%. Edhe ajo e le të hapur një dritare për diskutim. Ta zëmë se nese pranohen bullgarët dhe pranohen se janë 25% këtu në Maqedoni, atëherë gjuha bullgare do të jetë zyrtare, ndërsa gjuha shqipe do të bie poshtë. Është dashur të ndikohet politikisht që të mos jetë me përqindje por me emër dhe mbiemër, gjuha shqipe”, u shpreh Gëzim Ostreni.