Geer: Është interes i përbashkët që konferenca ndërqeveritar me RMV-në të caktohet sa më herët

Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut David Geer, thotë se ajo që duhet të bëhet tani është të miratohet korniza negociuese dhe të gjendet datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ai theksoi se është në interes edhe të BE-së edhe të Maqedonisë së Veriut, që kjo datë të jetë sa më herët.

“Në mars të vitit të kaluar të gjitha vendet-anëtare të BE-së vendosën që Maqedonia e Veriut është e gatshme për të nisur negociatat me BE-në. Ky vendim u soll atëherë, ndërsa tani duhet të miratohet korniza negociuese dhe të gjendet datë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në”, tha Geer.

Ai shtoi se gjith kjo ka marrë kohë, por tani siç tha, më e rëndësishmja është që procesi eurointegrues të mos vendoset në pikëpyetje./Telegrafi/