Geci me akuza të rënda për Lutfi Hazirin, i publikon pamjet që nuk do të dëshironte t’i shihte kurrë

Ish-aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka drejtuar akuza të rënda për nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Geci në shkrimin e tij, thotë se Haziri kishte qëllim që të krijonte një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, por që ishte Kushtetuesja, dhe vendimi i saj i fundit, që ua prishi këtë plan.

Ai mes tjerash në këtë postim, ka publikuar edhe disa pamje, të cilat Haziri, padyshim që nuk do të dëshironte t’i shihte kurrë, ndërsa e porosit këtë të fundit të largohet përfundimisht nga LDK-ja.

Ja shkrimi i tij:

Image

Halil Geci dhe Presidenti Rugova

Foto galeri

Kësaj radhe populli dëshiron ndryshim mos u lodhni nuk ju bëjnë punë kumbaritë

Kumbara i koalicioneve Lutfi Haziri, që ta zgjedhin presidentin dhe të vazhdojnë koalicionin ngase lojën ua prishi kushtetuesja!

Një mik i imi i afërt me vendim marrësit e PDK-së më tha shyqyr që kushtetuesja na e prishi lojën se në ishim me LDK-në para marrëveshjes së kryer të koalicionit tradicional LDK-PDK.

“Kushdoqoftë që kacavirret me LDK-në është i destinuar të humbas”, ma tha miku im i afërt me zyrtarët e PDK-së, kështu që PDK ju paska gëzuar rrëzimit të qeveris Huti.

Kur kumbarës ose më mirë të themi ndrikullës Lutë ju prishë loja, ai paska filluar me mashtrimet dhe propagandën e tij duke i përmendur vrasjet politike.

Klyshi i Hashimit i Isës dhe Elmi Reçicës dhe rrenci i LDK-së tash kur kemi hyrë në binaret e pa kthim të zgjedhjeve nacionale ka filluar të lehë si kudër duke i kokorizur vrasjet politike.

Luto i Gjilanit i lindur dhe rritur në Gjilan i paska përmendur 100 e më shumë vrasje politike.

Gjilanasit të SHIK-ut ju ka shtjerrur germazi në përkrahjen Shikunt Hashimit Vuçiçit dhe Reqicës duke e përkrahur pa rezervë projektin e Kristaqit, Hashimit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosovës.

Luto rri urtë e mos lehë se as nuk te ka mbetur fytyrë, as moral, me lehë për LDK-në dhe partinë time.

Populli i Kosovës tonë do ndryshim, kot e keni deri me sot e keni dëmtuar tej mase Kosovën, me marrëveshje të këqija.

Ty Luto fukaraja të ka ardhur radha me ngordhë njësoj si Gimo Mustaqi me pa durim rinia e Anamoraves po presin zgjedhjet me t’i dërguar praqet njësoi siç ja treguan vendin Gimo Mustaqit dhe varsit të tij Rudarit.

Nëse doni që LDK-ja t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gjilan duhet pa tjetër të konkurroi Fatmir Rexhepi ose ndonjë nga të rinjtë e Gjilanit që nuk është varës i Lutos dhe klikës së tij.

Kuptoje Lluto se koha jote se bashku me Hashimin, Iseën,Gimon dhe Grenellin ka mbaruar, bëhu burrë gjejë një pretekst dhe ikë nga kjo parti, edhe ashtu nuk të bie keq që të jesh menaxher i këngëtares Mirvete Bajramit, shumë më mirë se sa deri sot që ishe defatore e SHIK-ut.

Image

Lutfi Haziri, Hashim Thaçi dhe Petrit Selimi

Foto galeri

Image

Anëtari i SHIK-ut, Elmi Reçica dhe Lutfi Haziri

Foto galeri

Image

Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri, dhe titulli i një artikulli që një gazetë e njohur nga Austria kishte shkruar për krerët e LDK-së

Foto galeri

Image

Pamje nga koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së

Foto galeri