Si e mposhti virusin kreu i Gostivarit (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, prej disa ditësh është kthyer në vendin e tij të punës, ku kishte munguar prej tre javësh për shkak të infektimit me virusin korona. Taravari për gazetën LAJM ka rrëfyer se është izoluar në shtëpi sapo ka vërejtur simptomat e para, ndërsa fatmirësisht nga ai nuk është infektuar asnjë anëtar i familjes.

Shërimi i tij ka zgjatur tre javë. Ndonëse me pasqyrë të rëndë klinike, Taravari e ka kaluar sëmundjen pa pasoja.

Kreu i Gostivarit është trajtuar në kushte shtëpiake. Ai i është mirënjohës kolegëve të tij, për kujdesin e treguar për të.

Taravari bën thirrje te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet. Në prag të festës së Vitit të Ri, ai thotë se nuk duhet të ketë grupime të qytetarëve.

Sa i përket vaksinimit, ai thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga virusi dhe shton se do të vaksinohet me gjithë anëtarët e familjes./Gazeta LAJM