Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë po përballet me gjyqin (FOTO)

Punonjësja e televizionit shtetëror rus, e cila protestoi kundër luftës në Ukrainë, në një program të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmë është aktualisht në gjyq në Gjykatën Ostankino të Moskës.

Gazetarja, Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar”, një akuzë administrative që mund të rezultojë në një gjobë deri në 254 euro ose me 10 ditë burg, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Thuhet se gazetarja nuk po akuzohet sipas ligjit të ri të Moskës për “përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”.

Më herët raportuam se avokatët e Ovsyannikova nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, por një foto që qarkullon në rrjetet sociale e tregon atë në gjykatë.

Marina Ovsyannikova në gjykatë me avokatin, Anton Gashinsky: