Grubi: Gjuha shqipe edhe në uniformat e Policisë

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar ndryshimi i Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin, shkruan gazeta LAJM.

“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!
Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, ka shkruar Grubi./Gazeta LAJM