Gazetari Senat Zylbehari, nënkryetar i SHGM-së

Me iniciativë të kryetarit të SHGM-së Çadikovski, dje u mbajt seanca konstituive e Këshillit të ri Drejtues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në të cilën si pikë e vetme diskutimi ishte zgjedhja e nënkryetarit të SHGM-së.

Çadikovski për zëvendës të tij i nominoi gazetarët Senat Zylbehari dhe Maja Jovanovska, të cilët do të ushtronin funksionon në mungesë të tij sipas Statutit të SHGM-së. Ky propozim u miratua me konsensus nga të gjithë anëtarët e Këshillit udhëheqës të SHGM-së.

Në këtë seancë të Këshillit u formua edhe Komisioni për anëtarësi që ka për obligim, sikurse deri më tani, që ti shqyrtojë kërkesat e anëtarësisë që arrijnë në zyrë të SHGM-së dhe të sjellë vendime për pranimin e anëtarëve të rinj, në pajtueshmëri me Rregulloren për anëtarë të SHGM-së.