Gazeta gjermane: Albin Kurti njeri i kundërshtimeve

TAZ e quan Kurtin si një njeri të kundërshtimeve.

“Kurti mbetet radikal për shumë kënd”, shkruan Tages Zeitung.

Autori i shkrimit Erich Rathfelder, Kurti bëri fushatë kundër padrejtësisë dhe diskriminimit, kundër totalitarizmit nga të gjitha palët.

Sipas tij Albin Kurti vazhdon të flas kundër korrupsionit dhe nepotizimit që janë pjesë e shoqërisë kosovare që nga epoka otomane.

Tutje në shkrim përmenden edhe protestat e Kurtit dhe lufta kundër korrupsionit, që janë parësore për kryeministrin në ardhje të Kosovës.

“Në fjalimet e tij të fundit, Kurti i premtoi pakicës serbe në Kosovë bashkëpunim dhe integrim të gjerë. Ai i kërkoi Serbisë që të kthejë të mirat e vjedhura kulturore dhe të sqarojë vendndodhjet e shqiptarëve të zhdukur që ishin deportuar në Serbi gjatë luftës”, shkruan “Tages Zeitung”, përcjell Klan Kosova.