Këngëtarja e njohur nga Shqipëria Çiljeta Xhilaga është shumë e komentuar nga mediat rozë, si për karrierën e saj poashtu nuk ka munguar as jeta private.
Çiljeta përveq karrierës që ka ajo është edhe nënë shumë e përkushtuar ndaj djalit të saj Fernandos me të cilin kalon kohë të bukura.
Çiljeta është bërë nënë për herë të parë para 7 viteve, dhe me kalimin e viteve vërejmë se edhe djali i saj është rritur shumë dhe ka ndryshuar në pamje.
Këtë më së miri e shohim në imazhin e postuar së fundmi në llogarinë e këngëtares, që ka postuar djalin në makinë me një kapele në kokë i cili duket se nga pamja po ngjason me nënën e tij.
“Të rritësh djem është një nder dhe aventurë” ka shkruar Çiljeta në mbishkrimine imazhit.
Ky imazh na tregon se Fernando tashmë është rritur e është bërë burrë.