Gavi futet në histori të kombëtares spanjolle

Talenti i Barcelonës, Gavi është futur në historinë e kombëtares spanjolle.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Republikës Çeke, Gavi ka hyrë në histori të Spanjës.

Me golin e shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë, ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar gol në historinë e kombëtares spanjolle, transmeton lajmi.net.

Gavi e realizoi këtë 17 vite e 304 ditë nga dita e lindjes.

Ai ka thyer rekordin e vendosur nga Ansu Fati, i cili kur shënoi gol me Spanjës ishte 17 vjeç e 311 ditë.