Gattuso e do te Valencia mesfushorin e Interit

Gennaro Gattuso po përgatitet për aventurën e tij të re si trajner.

Italiani do ta drejtojë Valencian në sezonin e ri dhe ka filluar qysh tani të mendojë për përforcimet.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Gattuso e do në ‘Mestalla’ mesfushorin e Interit, Matias Vecino, transmeton lajmi.net.

Valencia janë gati të bëjnë lëvizje drejt mesfushorit uruguaian.

Transferimi nuk pritet të jetë i vështirë, pasi Inter janë të hapur të shesin kartonin e lojtarit.

Vecino tashmë i ka bërë të ditur klubit të Serie A se nuk do të vazhdojë kontratën e tij.