Drejtori i Bayern udhëton drejt Liverpulit, pritet të rritet oferta për Mane

Bayern Munich janë të vendosur të kompletojnë transferimin e Sadio Mane.

Bavarezët lidhen me transferimin e senegalezit tash e disa javë. ‘Reds’ kanë refuzuar një ofertë të gjermanëve, por negociatat nuk mbyllen aty.

Raportimet e fundit nga gazetari i afërt me Bayernin, Christian Falk nga ‘Bild’ bëjnë të ditur se oferta do të rritet, përcjell lajmi.net.

Hasan Salihamidzic do të udhëtojë drejt Liverpulit për të negociuar me Julian Ward të Liverpool.

Bayerni janë gati të rrisin ofertën e tyre për kartonin e Sadio Mane.

Lojtari është në favorin e një largimi nga ‘Anfield’ dhe sheh ‘Allianz Arena’ si destinacionin e duhur.