Gashi: Nga e shtuna shqiptarët e kanë një parti shqiptare më pak dhe shteti e ka një parti “të gjelbër” më shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në një status në facebook ka shkruar se nga dita e shtunë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë një parti shqiptare më pak, ndërsa shtetit i është shtuar një parti “e gjelbërt”.

Ja dhe statusi i tij i plotë:

Nga e shtuna shqiptarët e kanë një parti shqiptare më pak dhe shteti e ka një parti “të gjelbër” më shumë
Derisa në Maqedoninë e Veriut kemi pabarazi që shfaqet në të gjitha dimensionet e jetës, që nga drejtësia e deri në mjedisin jetësor, nuk mund ta shpallim të përfunduar arsyen e ekzistimit të partive etnike.
Ne nuk e kontestojmë dëshirën e qarqeve etnonacionaliste maqedonase, që të mos ketë më parti shqiptare dhe, madje, ato të shkrihen në trashëgimtaren e Partisë Komuniste të Maqedonisë (sot LDSM), por shqiptarët, të cilët që nga vitit 1990-të bëjnë betejë për barazi, që në vitin 2001 bënë edhe luftë të armatosur, dëshmorët që kanë rënë në atë luftë, amaneti i gjakut të tyre, por edhe familjarët e tyre, të cilët ende nuk janë trajtuar njësoj si “branitellët”, nuk na lejojnë ta shpallim të mbyllur agjendën etnike. Derisa ekziston diskriminimi etnik do të ekzistojnë edhe partitë etnike.
Ju mund të gjeni sot lider partie që rinisë shqiptare i drejtohet me “draga mlladino”, por rinia shqiptare, dëshmorët e kombit dhe lufta e lavdishme e UÇK-së nuk na lejojnë t’i shkelim e t’i nëpërkëmbim ato vlera, për t’u ngritur mbi agjenda komike të personazheve karikaturë.
Sidoqoftë, nga e shtuna shqiptarët në RMV e kanë një parti shqiptare më pak dhe shteti e ka një parti “të gjelbër” më shumë.