“Besian Mehmeti Architects” fiton çmimin kryesor për arkitekturë në Maqedoni (Video)

Byroja projektuese “Besian Mehmeti Architects” është fituese e çmimit të sivjemë të Asociacionit të Arkitektëve. Në konkurencë për këtë çmim garuan shtatë projekte të dorëzuara, kurse byroja e arkitektit të njohur Mehmeti, pa konkurencë u shpall e para.
Çmimin e ndau presidenti Stevo Pendarovski, i cili njëherit është patron i këtij çmimi.