Analisti kosovar, Shkëlzen Gashi është habitur me fatin se pse nuk valon flamuri shqiptar në shtëpinë e Nanës Terezë në Shkup, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti vlerëson se do të duhet të valonte flamuri shqiptar, sepse Nëna Terezë ishte shqiptare.
“Në shpinë e nanës terezë në shkup valon flamuri maqedon dhe ai europian, por jo edhe flamuri shqiptar, e do të duhej të valonte meqenëse përkatësia etnike e nanës terezë ka qenë shqiptare”, është shprehur Gashi. (INA)