Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, njofton Shenja. Gashi me anë të një postimi në rrjetin social fejsbuk shkruan: “Lutjet tona sonte janë për Turqinë. Shpresoj që kjo sfidë të tejkalohet me sa më pak humbje jetësh dhe dëme. Jo shumë kohë më parë ishte pikërisht ky shtet që na ofroi ndihmën pa kursim për vëllezërit tanë në Shqipëri, andaj edhe ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullin tonë mik me të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion”, është shprehur Gashi. /SHENJA/
Lajme Gashi: Lutjet tona janë për Turqinë