Nuk është arritur progres në bisedimet për sjelljen e ligjit për prokurorinë publike as pas takimit të djeshëm të grupeve të punës së partisë që u mbajt në Kuvend. Shkurt pas fillimit përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së e braktisën takimin duke elaboruar se kërkojnë që në bisedime të pranishëm të jetë edhe kryeprokurori shtetëror Lubomir Joveski. Për pushtetin, kjo procedurë e VMRO-DPMNE-së është alibi për t’i ikur procesit të negociatave.
Antonio Milloshoski dje pas takimit theksoi se përfaqësuesit e partisë do ta vazhdojnë pjesëmarrjen në takime në të cilat do të bisedohet për ligj për prokurorinë publike, vetëm nëse është i pranishëm prokurori, Joveski.
Lidhur me atë pse është e nevojshme prania e Joveskit në takime të tilla, Milloshoski theksoi se ai vjet në dhjetor ka pasur vërejtje të mëdha në bisedimet dhe në Propozim-ligjin për prokurorinë publike duke theksuar se është e nevojshme të sillet ligj cilësor i dakordimeve politike.
Për VMRO-DPMNE-në, siç theksoi Milloshoski, propozimin e katërt që e kanë marrë prej Ministrisë së Drejtësisë është bazë e mirë për negociata për arritjen drejt një zgjidhjeje më të mirë për Ligjin për Prokurorinë Publike, por siç paralajmëroi, vërejtje dhe mendime për të do të dorëzojnë në takimin në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeprokurori shtetëror.
Kërkesa e VMRO-DPMNE-së që prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski të marrë pjesë në takimet për miratimin e ligjit për prokurori publike, për ministren e Drejtësisë Renata Deskoska paraqet vetëm tentim që kjo parti ta zvarrisë procesin dhe të mos i japin vërejtjet, pasi, siç thotë, në thelb vërejtja e tyre është vetëm një, e ajo është ndërprerja e të gjitha procedurave lidhur me përndjekjen joligjore të komunikimeve.
“VMRO-DPMNE-ja ka vetëm për qëllim të zvarrisë procesin, sepse një gjë të tillë nuk e ka kërkuar përpara se të takoheshin grupet e punës. VMRO-DPMNE-ja nuk e dorëzoi atëherë kërkesën për Jovevskin, por vetëm për përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së. Jovevski do të thirret në debatin publik për këtë propozim-ligj dhe shpresojmë se VMRO-DPMNE-ja do e shqyrtojë vendimin”, tha Deskoska.
Se kërkesa e VMRO-DPMNE-së është vetëm alibi, sipas sajm flet edhe fakti se kur është dakorduar takimi dhe formati i tij ata nuk kanë kërkuar Joveski të jetë i pranishëm.
Ajo paralajmëroi se bisedimet do të vazhdojnë me të gjithë të cilët janë në interesuar ta mbështesin ligjin dhe se pushteti do të bëjë tentim të sigurojë shumicë prej dy të tretash pa VMRO-DPMNE-në.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dje sërish ju bëri thirrje të gjitha subjekteve politike, grupeve të deputetëve dhe grupeve të pavarura të deputetëve të ndërmarrin përgjegjësi në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike dhe siç tha, të bëhen faktor vendimmarrës kur është në pyetje shteti ligjor dhe e ardhmja evropiane e vendit.
“Veçanërisht i bëj thirrje opozitës të tejkalojë veten me pranimin e zgjidhjes ligjore për prokurorinë publike, të dëshmojë se është kundër krimit dhe se është për qeverisjen e së drejtës”, tha Zaev dhe shtoi se sjellja e ligjit për PP-në e garanton të ardhmen evropiane të shtetit.
Ambasadorët rezidentë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend pardje në takimin me kryeministrin Oliver Spasovski dhanë mbështetje të fuqishme për vazhdimin e reformave, për respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe marrëdhëniet e mira fqinje, për politikat e dialogut, por konstatuan edhe se sjellja e Ligjit për Prokurori Publike, edhe pse nuk është kushte për integrimet evropiane, do të jetë mesazh i mirë për përcaktimin e të gjitha subjekteve politike në vend drejt dialogut dhe qeverisjes të së drejtës.
Pas serisë së tentimeve të pasuksesshme për marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës, çështja e ligjit për PP sërish u aktualizua pas vizitë së javës së kaluar të eurokomisarit Oliver Varheji në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë që përbërja aktuale parlamentare para shpërndarjes ta sjellë ligjin, që do të ishte shenjë e mirë deri tek vendet anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union.