Gashi: Ikja e Mijallkovit, shenjë e qartë se përfundimisht duhet të ikë edhe Zaevi

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me ikjen e Sasho Mijallkovit. Ai thotë se ikja e ish drejtorit të DSK-së është një shenjë e qartë se përfundimisht duhet të ikë edhe Zaevi.

“Ikja e Mijallkovit është shenja më e qartë se, përfundimisht, duhet të ikë edhe Zaevi. Ikësi, me ikjen e tij, tashmë e ka pranuar fajin dhe prandaj ka ikur, por kjo më shumë se kaq flet për rrënimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë.

Për fat të keq, derisa Mijallkovi ikë pa ferrë në këmbë, mbase edhe me ndihmë të kësaj qeverie, në anën tjetër babai dhe axha i Almir Aliut arrestohen pa pikë faji”, ka shkruar Gashi në fejsbuk. /SHENJA