Gara patriotike!

Shkruan: Medai Shaholli

Dy protagonistë të politikës shqiptare tashmë janë vënë në garë patriotike se kush e do më shumë Kosovën, ku njëri si i ricikluar dhe tjetri me mision soroist siç janë ‘Kali i ngordhur’ Sali Gërdeci dhe Edvin batërdia, kanë nisur garën patriotike se kush është më patrioti. Dhe për të qënë patriot ata kanë gjetur rastin më të mirë Kosovën si objekt diskutimi dhe AS të fortë patriotizmi me moton :’Kush e do më shumë Kosovën është patriot’!

Kuptohet që Edvin batërdia e ka lojë para kosovarëve për t’i thënë sesa shumë i do ata, ndërsa nga ana tjetër vazhdon pa u shqetsuar flirtin me vëllamin Alex, ku i duket si muaj mjalti dhe çdo gjë mes tyre pavarsisht Kosovës shkon shend e verë!
Kurse ‘kali i ngordhur’ Sali Gërdeci edhe në kilometrat e fundit nuk heq dorë nga shtirja dhe patriotizmi i rrejshëm si patriot duke menduar se pas vdekjes do t’i ngrejnë monument atdhetari!

Si njëri ashtu edhe tjetri janë demagogë dhe skuthë të paparë të kombit pasi janë dëshmuar për bëmat dhe gjëmat e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë pushtetit të tyre si kryeministra apo në funksione të larta shtetërore.

Ndaj, mos u ngazëlleni nga deklarimet e tyre të zjarrta për kombin dhe Kosovën pasi janë demagogë dhe djaj me bisht!