Gara e Kuzhinierëve histori suksesi për OHTK-në

Për katër ditë me radhë në Klan Arena është mbajtur Gara e Kuzhinierëve në të cilën morën pjes shumë kuzhinierë nga e gjithë Kosova.

Kuzhinierët treguan profesionalizëm të lartë duke dëshmuar se puna që ata bëjnë është e jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet me punën e kolegëve të tyre që punojnë në restaurantet më të mira në shtetet e Evropës.

Ishte nder i veçantë që kryetar i jurisë së kësaj gare të madhe ishte Chef Faruk Neziri. Chef-i Neziri është emër i madh dhe shumë i rëndësishëm që përfaqëson në mënyrën më të mirë profesionin e kuzhinierit dhe shqiptarët kudo që vepron.

Kuzhinierët në këtë garë janë vlerësuar edhe nga Chef Naim Bashmili, Chef Skender Hekuri dhe Chef Vlatko Ognenovski. Është nder i veçantë për OHTK-në që këta Chefa kanë qenë pjesë e kësaj Gare duke dhënë kontributin e tyre profesional që kjo ngjarje të jetë në nivelin më të lartë të korrektësisë dhe profesionalizmit.