Ganiu priti në takim ambasadorin japonez

 Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sawada Hironori na nderoi sot me vizitën e tij në Komunën e Çairit.

Gjatë takimit me shkëlqesinë tij Hironori, ku i pranishëm ishte edhe Jano Takamasa, drejtor gjeneral i Korporatës Mitsubishi për rajonin e Ballkanit, prezantova komunën tonë dhe përpjekjet që ne po bëjmë si pushtet vendor për përmirësimin e jetesës së bashkëqytetarëve tanë. Ndërkohë që u zotova se thelllimi i bashkëpunimit mes institucioneve tona do të thellohet në të ardhmen.

Me mysafirët ndoqëm edhe aktivitetin edukativ rajonal “Geo rojet” – Luaj për Natyrën, në realizim të asociacionit artistik Art Link, korporatës Mitsubishi dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë.

Me këtë rast nxënësit e Shkollës Fillore të Çairit, “Vasill Gllavinov” përmes lojës që u realizua në Sallën komunale u shoqëruan dhe mësuan shumëçka për mjedisin jetësor.