“Gani Gërmisë” i vdes vëllai

Personazhit të njohur Visar Dërmakut ose siç njihet në publik si “Gani Gërmia” sot i ka vdekur i vëllai.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Visari me anë të një postimi në Facebook.

“Sot më datë 14 gusht 2022 ka ndërruar jetë vëllai Astrit Dermaku”, shkroi ai.

Po ashtu Dërmaku njoftoi edhe për kohën e varrimit.

“Varrimi bëhet nesër me datë 15 gusht me Drekë në varrezat e Berivojces”, shtoi tutje Visari.