Gangsu: Njerëzit luten për bekimet e Vitit të Ri dhe shijojnë mish deleje tradicionale

Gjatë Festës së Pranverës, qyteti i lashtë Huanzhou në provincën Gansu dhuron një performacë  madhështore për të shprehur bekimet për Vititin e Ri Kinez. Një pjesë e rëndësishme e shfaqjes është darka e mishit të deleve tradicionale.

Sipas legjendës, para një mijë viteve, delet lokale gatuheshin në tenxhere të mëdha dhe ndaheshin me ushtarët për t’i mbajtur ato të ngrohta dhe për të shmangur të ftohtin. Kështu ky mish deleje është bërë një nga ushqimet më tradicionale për banorët vendas. Tani, si një aktivitet i rëndësishëm për të pritur Vitin e Ri Kinez, mishi i deles gatuhet në një tenxhere të madhe me diametër 6 metra dhe ndahet me artistët dhe publikun. Kjo tenxhere peshon 2.5 ton dhe mund të gatuajë deri në 66 dele në të njëjtën kohë, për të ushqyer plot dy mijë persona në të njëjtën kohë.(Çang Çuo)