Gabriel Jesus në kërkim të hapësirave më të mëdha – Arsenal destinacioni më i mundshëm

Gabriel Jesus me shumë gjasë do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Ylli brazilian, Jesus nuk ka pasur hapësirat e tij të nevojshme te City, ndonëse javëve të fundit ishte pjesë e formacionit të City.

Lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’ dhe Arsenal shihet si destinacioni më i mundshëm për të, përcjell lajmi.net.

Agjenti i Jesus, Paulo Pitomberia është takuar me drejtorin sportiv të Arsenal, Edu, për të diskutuar transferimin e mundshëm, përcjell lajmi.net.

Negociatat janë akoma në fazat e hershme dhe nuk ka pasur akoma bisedime për pagën dhe shifra të tjera.

Kontrata e Gabriel Jesus me skuadrën e Man City skadon në vitin 2023 dhe ai po shpreson për më shumë minuta në dispozicion.