Chelsea dhe Man Utd në garë për Antony

Dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea janë në garë për yllin e Ajax.

Anësori brazilian i skuadrës së Ajax Amsterdam, Antony është lojtari që po tërheq vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Antony ishte në listën e dëshirave të Man United, por garës për të i është futur edhe Chelsea, përcjell lajmi.net.

Dinamika dhe shpejtësia e tij me topin e bëjnë atë një nga lojtarët më atraktivë në treg.

Interesim për shërbimet e Antony ka shfaqur edhe skuadra e Bayern Munich.