“Future Nostalgia” nga Dua Lipa vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në ‘Top Global Albums’ në Spotify

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin, shkruan lajmi.net.

Këtë e vulos edhe vetë profili zyrtar i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në platformën Spotify, ajo u rendit artistja me albumin numër 1.

Para disa ditësh Dua përmes disa fotografive në profilin e Instagramit bëri të ditur që kjo është java e dytë që “Future Nostalgia” qëndron në vendin e parë për ‘Top Global Albums’ në Spotify.