Fshesë e madhe: Në pako me Vuciqin, do të ikin ambasadori Hill dhe Escobar?

Shkruan: Balsha Knezheviq

Lojrat gjeopolitike janë të çuditshme dhe çeshtje variabël, rrethana ndryshojnë pothuajse çdo ditë, e me këtë edhe planet afatgjate të fuqive të mëdha botërore përjetojnë ndryshime tektonike. Një gjë të tille sot më së mirë po e ndjenë në lëkurën e tij autokrati Aleksandar Vuçiq, të cilit deri vetëm para dy muajve vetja i dukej i paprekshëm… me mbështetje nga shtetet perëndimore, Rusia, populli, madje edhe Zoti per nevojat e veta dhe qëllimet hegjemoniste. Perëndimi, para së gjithash ambasada amerikane në krye me ambasadorin Kristofer Hill dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, Vuçiqin e shihnin gati si “faktor stabiliteti dhe të paqes në Ballkan”. Pas ndërrimit të qeverisë në Mal të Zi dhe pas ikjes së Millo Gjukanoviqit nga funksioni i presidentit, dukej se Vuçiqi dhe garnitura e tij autokrato-hegjemoniste e kanë rrugën e hapur drejt realizimit te projektit “Bota Serbe” respektivisht sic ishte formuluar në mënyrë eufemiste – Ballkani Hapur. Mirëpo vetëm brenda dy muajve, rrënjësisht gjithcka ndryshoi – Perëndimi po i “lanë duartë” nga autokrati për të cilin tani jane të bindur se nuk ka fuqi të tërhiqet nga përqafimi i Moskës. Qytëtarët e pakënaqur të Serbisë masovikisht po dalin në protesta për shkak se janë bezdisur që qeveria e tyre merret me shtetet e rajonit, sidomos me Malin e Zi dhe tensionimin e qëllimshëm të situatës në Kosovë, ndërkohë që në Serbi sistemi po kalbet nga niveli i lartë i korrupsionit, krimit, nepotizmit dhe poltronëve të paaftë.

Kristofer Hill dhe Alaksandar Vuçiq:
Autokrati Vuçiq tanimë është shënjestruar, vetëm është çështje se kend do ta merrë me veti edhe pse dukej se Vuçiq në afat te pacaktuar do të mund të luante lojën me uljen në disa karrige ndërmjet Moskës, Uashingtonit dhe Brukselit, mirëpo regjimi i autokratit Vuçiq tanimë si duket është shpartalluar.

SI FILLOI NDRYSHIMI
Prishja e Vuçiqit me Perëndimi filloi kur Parlamenti i Evropës kah fundi i prillit e miratoi raportin në të cilin thuhej se “Rusia po e shfytëzon ndikimin ndaj Serbisë me qëllim të destabilizimit dhe përzirjes në shtetet e pavarura të rajonit”. Pas kësaj pasuan dy goditje të fuqishme mediatike – një nga Amerika, tjetri nga Britania e Madhe. Në shkrimin e publikuar në “New York Times” që e publikuan pothuajse të gjitha mediat e rajonit dhe e lexuan miliona njerëz, shkruhej për lidhjet e Vuçiqit me krimin e organizuar, para së gjithash lidhjet me Veljko Belivukun (Veljko Nevolja), kurse “The Guardian” britanik e përshkruante si populist autoritar prokremlinit, në tekstin i cili i kushtohej tragjedive të kohëmëparshme në Serbi. Efekt gjegjësisht jehonë të veçantë kishte teksti i publikuar në “New York Times” i cili u përmend edhe në Këshillin për Marrëdhënie të Politikës së Jashtme të Senatit Amerikan, ku Aleksandar Vuçiq ishte kritikuar ashpër. Kritikave të ashpra i printe Bob Menendez i cili drejtonte Këshillin e Senatit dhe i cili ne mënyrë eksplicite tha se Serbia është shtet në te cilin Rusia akoma ka ndikim të madh. Në pyetjen e Menendezit drejtuar sekretarit shteterorë Derek Shole lidhur me shkrimin për Vuçiqin te publikuar ne “New York Times” dhe nëse mund te bisedohet me një partner i cili ka një background të tillë, Shole është shprehur se shkrimi i “New York Times” është kredibil, gjë që paraqet nje nokaut për autokratin serb Aleksandar Vuçiq. Një gje e tille do te ishte një paralajmërim se autokrati serb do te “lëshohet nëpër ujë” dhe se Perëndimi në veçanti Uashingtoni, më në fund ka filluar intenzivisht të interesohet për rajoni dhe seriozisht ta kuptojnë rrezikun nga ndikimi i Rusisë. Vuçiqi tani po përballet me protesta masive, pushteti goxha ka filluar t’i luhatet, kurse trazirat ne Kosovë që po bëhen me organizim të grupeve të tija kriminale janë mënyra e vetme që në njëfarë mënyre ta zhvendosë vëmendjen nga dështimi i tij i sigurtë politik. Me Vuçiqin do të ikim edhe “aleatët” e Perëndimit.
Portali “Aktuelno” disa herë ka shkruar se Vuçiqi nuk do te mund te ngjitej në poziten e të fuqishmit rajonal dhe hegjemonit pa presendencën që destabilizoi shtetet përreth kur u përpoq që Malin e Zi tia bashkangjes “Botës Serbe”, po të mos ishin aleatët e Perëndimit, para së gjithash nga Amerika, të cilet e mbështetën. Në mbështetjen e Vuçiqit dhe hegjemonizmit të tij, siç kemi shkruar disa herë, janë veçuar ambasadori Kristofer Hill dhe Gabriel Eskobar, të cilet, siç marrim vesh nga burime diplomatike, do ta kene fatin e njëjtë si Vuçiqi. “Vuçiqi nuk i plotësoj pritshmëritë e Perëndimit, të cila para së gjithash bazoheshin në normalizimin e marrëdhënieve gjegjesisht njohjen e Kosovës. Vuçiq tanimë 10 vite po e zvarritë këtë proces duke shpresuar se gjithnje do të mund të luaj, lojën e uljes në disa karrige dhe t’i manipulojë diplomatët perëndimorë. Tani si duket Perëndimi, sidomos Uashingtoni e ka humbur durimin dhe Vuçqin po e lëshojnë nën ujë”, kane thënë burime tona diplomatike te mirë informuara. Përveç njohjes së Kosoves, nga Vuçiqi është kërkuar edhe distancimi nga Rusia, ndërkohë që Vuçiqi e ka bërë të kundrtën. “Jo vetëm që nuk është dostancuar nga Rusia, por ka dëshmuar se gjate gjithë kohës është afruar nga Putini sepse nuk ka guxuar të largohet nga ai. Perëndimi e kuptoi se diktatori Putin e mbante ne pëllëmbë dhe se Vuçiqi më shumë i frigohej Moskës sesa Uashingtonit ose Brukselit. Është e patjetërsueshme se kur të ike Vuçiqi do të ikin edhe ata të cilët ishin të obliguar për zbatimin e politikës të ShBA-ve dhe të cilët e kanë mbështetur autokratin serb dhe politikën e tij – Hill dhe Eskobar”, kanë thënë burimet tona. A duhet Uashingtoni të shqetësohet për shkak te sjelljeve te dillomatëve te tij? ShBA-të kanë arsye për tu shqetesuar. Siç kanë thënë burimet tona, Amerika ka arsye të dëshpërohet me punën e deritanishme të diplomatëve të sajë për rajonin e Ballkanit Perëndimir, gjë e cila në formë indirekte është thënë edhe në seancën e Këshillit të Senatit amerikan. “Ambasadori Hill ka qenë mbështetësi kryesor i Vuçiqit kurse Eskobari në mungesa të shkathtësive diplomatike, edhe me tutje angazhohet për projektin megallo-shtetërorë tanimë te dështuar “Open Ballkan”, i cili është vetëm sinonim i “Botës Serbe”. Ata paraqesin dëshpërimin e madh të diplomacisë amerikane“, mirëpo një gjë e ketillë asnjëhere zyrtarisht nuk do te thuhet. Prandaj edhe njëri edhe tjetri do të shkarkohen nga pozitat e tanishme. Hilli edhe ashtu i ploteson kushtet për pensionin, kurse Eskobari do të dërgohet sa më larg Ballkanit”, kanë thënë burimet tona. Megjithate kjo storje nuk do te perfundoj vetem më këtë, vlerësojnë burimet tona, sepse ShBA-të do te duhet patjetër te vijne tek pyetja – Pse Eskobar dhe Hill kanë qenë aq të afërtë me Vuçiqin dhe pse aq shume e kanë lavdëruar. “Në Uashington patjetër te pyesin nëse Hill dhe Eskobar gabimisht e kanë vleresuar situatën, gjë që i bëne diplomatë shumë të dobët. Ose nga ana tjetër, ekzistojnë elemente korruptive mes diplomacijës së Uashingtonit, gjë për të cilën mediat dhe telektualët e rajonit flasin e shkruajnë tanime një kohe të gjatë”, thonë burimet tona. Për amerikën zgjidhja e kësaj çështje është shumë e rëndësishme. “Sepse nëse vërtetohet se Hill dhe Eskobar kanë qenë nën ndonjë lloj ndikimin korruptiv të Beogradit, për këtë me siguri ka qenë e njoftuar edhe BIA serbe, në krye të së cilës gjendet Aleksandar Vulin njeriu i afërtë dhe shunë i besueshëm i Rusisë. Prandaj nëse ka patur korrupsion mes zyrtarëve amerikanë, atëherë të dhëna për këtë kanë edhe shërbimet ruse nëpërmjët Vulinit, i cili informatat së pari ua lë Nikollaj Patrushevit njeriut të parë të sigurimit të Putinit e tek më pastaj Vuçiqit. Ndërsa nje gje e tillë është rast ideal për t’i ofenduar diplomatët amerikanë, gjë që eventualisht hapë Kutinë e Pandorës të problemeve në administratën e ShBAve”, thonë burimet tona.
Burimi: “Aktuelno”
Tag: Aleksandar Vučić, Balša Knežević, Gabrijel Eskobar, Kristofer Hil

Përktheu: Gazeta Lajm